Paqja në Kuvend/ Zheji: Shumë kollaj, erdhi me urdhër. Minxhozi: Nuk dihet sa do zgjasë

Më të fundit


Analisti Artur Zheji ka deklaruar në “Real Story” se paqja në Kuvend ishte shumë e lehtë dhe erdhi me urdhër, por nuk dihet nga kush.

Ndërsa, analisti Skënder Minxhozi deklaroi se kjo paqe nuk dihet se sa do të zgjasë, pasi po ta krahasosh ishte e njëjtë me atë në fillim të viteve 2000, mes Berishës dhe Nanos, por me faktorin e tretë në fushë SPAK-un.

Zheji: “Ishte shumë kollaj kjo paqe që erdhi me një urdhër që ne nuk e dimë se nga, ndoshta nga Amerika, ndoshta nga doktori, për të krijuar këtë paqe, e cila po na trondit me heshtjen e saj. Kuptoj që paskan qenë më të lodhur këta që bënin zhurmën, se sa ai që e duronte zhurmën”.

Minxhozi: “Rasti më klasik i kësaj është ajo periudha e mjaltit mes Nanos dhe Berishën në fillim të viteve 2000 dhe zgjodhën gjithçka, ranë dakord për presidentin, kryeprokurorin, ribën të gjithë shtetin, edhe takoheshin çdo ditë. Vajti puna deri aty sa Nano për herë të parë dhe të fundit, një kryetar i PS bashkë me Servet Pëllumbin, ishin pjesëmarrësit e nderit në përvjetorin e themelimit të PD. Por ka një kontekst të ri, atëherë kishim paqen dhe basta, sepse nuk ndodhte gjë. Ndodhemi në një sezon paqeje, por në një kontekst ndryshe, atëherë kishim paqe dhe asgjë tjetër, pra paqeje që do të pasohej me luftë prapa. Këtu kemi paqe, që nuk dihet sesa do të zgjasë, në prezent në fushë të atij që unë e kam quajtur si faktori i tretë në luftë, që është SPAK. Nëqoftëse se atëherë ishte një vokacion që mbetej me aq si kjo klasë politike i bën zullumet dhe askush nuk paguan. Mjafton të kujtojmë dekadën e parë të pluralizmit se sa të dënuar me burg do të duhet të kishim mes politikanëve të lartë dhe nuk patëm kurrë. Tani ndodhemi në një premis pak më ndryshe, vërtetë politika bën paqe, edhe duke mbajtur një sy te faktori i tretë në fushë. Tani Basha meqë është vetë jashtë kësaj tryeze mund të thotë çfarë të dojë, por unë them të marr një certifikatë pastërtie nga katedra”./abcnews.al



Skip to toolbar