Parada e shqiptarëve në Tiranë, kryebashkiaku i Gjirokastrës: T’i bashkohemi manifestimit kombëtar

AKTUALITET


“Dëshmorët e Kombit” Këtë 28 nëntor qytetet e Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon festojnë ndryshe. Të gjitha qytetet shqipfolëse vijnë te festojnë në Tiranë si asnjëherë më parë në Paradën dedikuar historisë dhe kulturës tonë të përbashkët.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar videomesazhin e Kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi i cili fton bashkëqytetarët e tij që t’i bashkohen këtij manifestimi kombëtar.

“Më 28 nëntor, në festën tonë kombëtare, në ditën e Flamurit, qyteti i Gjirokastrës do të vijë me një spektakël ngjyrash të traditës dhe trashëgimisë tonë kulturore. Thirrja është për të gjithë qytetarët e Gjirokastrës, kudo ku jetojnë t’i bashkohen këtij manifestimi kombëtar. Isopolifonia dhe jo vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të prezantohen edhe vlerat kulturore të qytetit tonë. Shihemi në Tiranë, më 28 nëntor. Mos mungoni”, thotë kryebashkiaku Flamur Golemi.



Skip to toolbar