‘Çatia e PS duhet të zgjerohet’/ Rama: Përse duhet të jesh edhe drejtor edhe anëtar i Asamblesë Kombëtare?

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama në përfundim të Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste, u shpreh se ‘çatia e PS’ duhet të zgjerohet dhe se nuk mund të vazhdojë të jetë e mbyllur.

Gjithashtu kryeministri e mbylli duke shtruar pyetjen; “Po përse duhet të jesh edhe drejtor edhe anëtar i Asamblesë Kombëtare?”.


“Shtyllat e Klosit janë në rregull, por ka një problem me çatinë. Duhet të zgjerojmë çatinë e PS dhe kjo kërkon disa masa që duhet të jenë shumë të qarta dhe të prera. Duhet t’i hapim një zonë të lirë dhe madhe dhe të konsiderueshme njerëzve të tjerë, nuk mund të jemi më të mbyllur.

Nuk duhet të bëjmë atë që bëjnë të tjerët, mbyllen shëndoshen, pastaj hanë një dru, ne nuk e kemi këtë luks, luksin të hamë dru nuk e kemi. Pra duhet t’i bëjmë vetë atë që të tjerët e bëjnë nga halli. Por ne pas çdo fitoreje nuk kemi pritur të vijnë zgjedhjet e tjera, por kemi filluar direkt të merremi se si t’i fitojmë zgjedhjet e reja. Po përse duhet të jesh edhe drejtor edhe anëtar i Asamblesë Kombëtare, këtë pyetje kam?

Pastaj merrini postet dhe ofiqet dh shihni se sa vende mund të ketë në Asamblenë Kombëtare, sikur ne ti lëmë drejtorët të bëjnë drejtorin dhe t’i lëmë karriget të mbajnë ca lloj njerëzisht të tjerë dhe të mos mbajnë vetëm drejtorë”, tha Rama.




Skip to toolbar