Një parakalim i gabuar ka shkaktuar një aksident mesditën e së martës në aksin Vlorë-Radhimë duke shkaktuar plagosjen e dy personave dhe bllokimin e qarkullimit të makinave në këtë aks të rënduar nga trafiku gjatë ditëve të plazhit.
Në vendngjarje mbërritën policia dhe ambulanca, por përplasja ka bërë që për disa minuta me radhë lëvizja në këtë aks të paralizohet.
Bëhet e ditur se një makinë tip “Hyndai” është futur në parakalim në kthesë dhe ky ka qenë edhe shkaku i aksidentit që ka sjelle plagosjen e dy personave të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.