Shemben ndërtimet në Radhimë, banorët përplasen me IKMT, ndërhyn FNSH

AKTUALITET


Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, mëngjesin e të martës rreth orës 05:00 të mëngjesit, nisi aksionin për shembjen e disa objekteve të ndërtuara pa leje në Radhimë.

Në këtë zonë, sipas Drejtoreshës së IKMT, Dallandyshe Bici, në këtë zonë do të shemben 51 objekte. Për disa objekte të tjera do të pritet të shprehet Kadastra, pasi janë objekte në proces legalizimi.


Ashtu si të hënën, FNSH mbështeti operacionin e IKMT edhe gjatë të martës për shembjen e ndërtimeve pa leje gjatë vijës bregdetare. Operacioni i IKMT për shembjen e ndërtimeve pa leje, do të përfshijë vijën bregdetare nga Vlora në Orikum.

Të hënën, pronarët e disa objekteve të ndërtuara në bregdet, bën rezistencë, duke bllokuar edhe fadromat të cilat po shembnin objektet pa leje.

Edhe gjatë mëngjesit të së martës, pati përplasje mes banorëve dhe inspektorëve të IKMT, por ndërhyn forcat e FNSH, duke normalizuar situatën dhe ulur tensionet.

Sot në Radhimë…

Gepostet von Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit – IKMT am Dienstag, 1. Oktober 2019



Skip to toolbar