Parisi në “zjarr”, të gjitha sindikatat në rrugë kundër reformës së pensioneve

AKTUALITET


E marta e 17 dhjetorit shënon zhvillimin e demonstratës më të madhe të zhvilluar në kryeqytetin francez, në Paris ku të gjitha sindikatat kanë njoftuar se do të zbresin në rrugë për të protestuar kundër reformës së pensioneve. Përmes kësaj demonstrate sindikatat synojnë t’i bëjnë presion qeverisë që të tërheqë ndryshimet ligjore përsa i përket reformës së pensioneve që synon rritjen deri në 64 vjeç të moshës së pensionit.

Sfida për sindikatat është që të mobilizojnë më shumë se 806,000 demonstrues për të ushtruar presion maksimal mbi ekzekutivin, në ditën e 13-të të një grevë të pakufizuar. Në demonstrata marrin pjesë punëtorë të hekurudhës, mësues, nëpunës civilë, avokatë, magjistratë, praktikantë dhe mjekë të   mobilizuar në të gjithë Francën për të kërkuar më shumë burime për spitalin. Demonstrata në Paris është njoftuar për t’u zhvilluar në orën 13:30 duke nisur nga “Place de la République” për t’u bashkuar me “Place de la Nation”.

Demonstrata të tilla do të zhvillohen edhe në qytete të tjera të Francës. Ndërkohë që qeveria është dobësuar pas dorëheqjes të hënën të Komisionerit të Lartë të Pensioneve, Jean-Paul Delevoye.

Protestuesit kundërshtojnë reformën e pensioneve të propozuar nga qeveria dhe që synon t’i shtrijë efektet në vitin 2022  ku është përllogaritur një “moshe ekuilibri”, e cila duhet të arrijë 64 vjet për të dalë në  pension në mënyrë që të shtrihet në kohë derdhja e kontributeve në mënyrë që të garantojë ekuilibrin.

Protestuesit nuk pranojnë të rritet mosha për të dalë në pension, ndërkohë që propozohet edhe rritja e kontributeve shoqërore në mënyrë që të garantohet ekuilibri.

Zëdhënësi i qeverisë Sibeth Ndiaye është shprehur se reforma nuk do të tërhiqet, por qeveria është e gatshme të vazhdojë dialogun me sindikatat.

Kryeministri Edouard Philippe ka ftuar sindikatat përfaqësuese dhe organizatat e punëdhënësve për takime dypalëshe për reformën e pensioneve, takim që do të zhvillohet të mërkurën.



Skip to toolbar