Parulla në protestën e opozitës: Braçe: Basha të mësojë shkrim e aritmetikë

BAR WEST


Një nga parullat e përdorura në protestën e dhejtë të opozitës është objekt humori dhe ironie nga deputetët socialistë, të cilët e kanë publikuar në rrjetet sociale, duke i çuar mesazhe të ndryshme kreut të PD, Lulzim Basha.

Duke publikuar parullën, Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka komentuar me tone ironie protestën e opozitës, të zhvilluar mbrëmjen e kaluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përmes një mesazhi në “Instagram”, Braçe shkruan se Lulzim Basha nuk di aritmetikë, mbledhje-zbritje-shumëzim-pjestim, shkrim e këndim, dhe si mund të bëhen reforma të thella me të.

“Çfarë, cfarë, Reforma të Thella me ty? Po si? Pa gjithë këto më sipër? Merru me veten kid!

Filloje nga A-ja, abetarja, pastaj nga 0, numrat; Më tutje me fjalët e thjeshta që të arrish po munde tek ato më të vështira Liri, Barazi, Drejtësi e Barabartë! Patjetër edhe tek numri 85, produkt i aritmetikës tënde banale: 100-40-22=85! Madje 85%!”, shkruan Braçe.

Ndërsa Taulant Balla shkruan “ata atë punë kanë”, duke u tallur me gabimin në parullën e PD.



Skip to toolbar