Zgjedhjet e 30 qershorit, Glover i shkon Bashës në zyrë

AKTUALITET


Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover ka zhvilluar të martën një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë e PD-së.

Takimi zhvillohet vetëm një ditë pas protestës së organizuar nga opozita të hënën në mbrëmje.


PD dhe partitë e tjera të opozitës nuk morën pjesë në zgjedhje, por pavarësisht kësaj i janë referuar shumë herë raportit paraprak të OSBE mbi zgjedhjet.

Glover më herët ka deklaruar se ajo ende do të mbajë shënim pretendimet e partive të ndryshme mbi zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat do të pasqyrohen në raportin përfundimtar të OSBE. Në raportin përfundimtar do të përfshihen edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Në raportin paraprak Glover nuk i kurseu kritikat për të gjithë, si për qeverinë, ashtu edhe për opozitën në lidhje me mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ku nuk ka lënë mënjanë as KQZ-në dhe presidentin.

Glover tha se pavarësisht dhunës së ushtruar nga opozita para zhvillimit të zgjedhjeve, ajo ishte e kënaqur me mbarëvajtjen e tyre.




Skip to toolbar