60 ditë armëpushim përfunduan… dhe menjëherë presidenti amerikan, Donald Trump, përsërit qëllimin në luftën ndaj Iranit.
“Qëllimi numër një është, dhe gjithmonë do të jetë, që Irani të mos ketë, në asnjë mënyrë apo formë, një armë bërthamore”, tha Trump.
Irani e konsideron skadimin e 60 ditëve të paqes “krejtësisht të parëndësishëm”, pasi ushtria amerikane e ka sulmuar vazhdimisht edhe gjatë armëpushimit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baghaei, tha se bisedimet me Omanin po vazhdojnë, por po marrin kohë për shkak të kompleksitetit të çështjeve dhe përpjekjeve të disa aktorëve për të minuar procesin, duke shtuar se përpjekjet diplomatike ishin duke u zhvilluar lidhur me tre pilotë iranianë që Katari thotë se kanë shkelur hapësirën e tij ajrore. Megjithatë nyja kryesore që i po i mban palët të ngarkuara me tension është ajo ujore.
“Pasiguria e Ngushticës së Hormuzit na u imponua neve, rajonit dhe të gjithë botës. Arsyeja e saj ishte veprimi i paligjshëm ushtarak nga Amerika dhe regjimi sionist”, u shpreh Esmaeil Baghaei, Zëdhënës i ministrisë së jashtme të Iranit
“Deklaroj me gjithë zemër se e fituam këtë luftë, si nga ana politike ashtu edhe ushtarake. Në një luftë të padrejtë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe regjimi sionist, kombi ynë qëndroi dhe luftoi me trimëri. Shkatërruam ushtritë amerikane dhe sioniste. Ata dështuan të përmbushnin qëllimet e tyre në çdo nivel”, theksoi Mohammad Baqer Qalibaf, kryenegociator i Iranit.
Ndërkohë, një komandant ushtarak iranian ofroi një shpërblim prej 30 mijë dollarësh për luftëtarët iranianë në këmbim të ushtarëve amerikanë të vrarë ose të kapur rob.
