Pas Albin Kurtit, kërcënohet me jetë djali i Isa Mustafës

AKTUALITET


Djali i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa është kërcënuar me jetë përmes në një mesazhi të marrë në rrjetet sociale. Kërcënimi i tij vjen pas atij që iu bë kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Besnik Mustafa, i cili e publikoi kërcënimin në një postim në Facebook, si dhe emrin e personit që ia dërgoi.

Në mesazhin që Besnik Mustafa ka marrë thuhet se ai do ta pësojë edhe më keq se babai i tij, duke iu referuar kreut të LDK-së Isa Mustafës.

Ai është kërcënuar të dielën në mbrëmje ndërsa gjatë ditës u arrestua anëtari i Nismës, Haxhi Hoti, pasi bëri një deklaratë të fortë, ku shkruante se Albin Kurti ka dy mundësi: të lërë Kosovën ose do të vritet.



Skip to toolbar