Zjarr në pallat, fqinjët shpëtojnë të moshuarit

AKTUALITET


Një apartament është përfshirë nga zjarri në një pallat në lagjen “Punëtori” në Fushë-Krujë, në orët e para të mëngjesit të së hënës. Fatmirësisht çifti i të moshuarve që ishte në gjumë gjatë kohës kur apartamenti po digjej nga zjarri është shpëtuar falë ndihmës së dhënë nga fqinjët. Ata kanë qenë të parët që kanë parë zjarrin dhe kanë hapur derën me forcë duke i nxjerrë nga banesa të pa lënduar.

Paraprakisht shkak për rënien e zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike nga një kabull.


Banesa që mori flakë u përket çiftit  të moshuarve Bilbil dhe Vojsava Hoxha, të cilët ishin në gjumë dhe nuk e kishin ndjerë zjarrin. Ndërhyrja në kohë e fqinjëve që zgjoi të moshuarit duke i nxjerrë nga banesa i shpëtoi nga asfiksimi.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimit zjarrfikës të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.




Skip to toolbar