Pas Nasip Naços, tjetër rrjedhje nga LSI në Berat

Më të fundit


Pas nje takimi me strukturat e LSI-së Berat,ish deputeti Gledjon Rehovica ka deklaruar qëndrimin e tij të largimit nga kjo forcë politike dhe bashkimin e tij me Partinë Socialiste. Pas takimit që është zhvilluar pa praninë e mediave, ish deputeti i LSI-së Rehovica ka bërë publike për arsyet e këtij vendimi.

“Për mua ka qënë një vendim i vështirë por i imponuar nga një sjellje politike që ka thyer besimin tim dhe të qytetarëve që na kanë votuar dhe jam shumë i keqardhur që kaq shumë njerëz dhe figura të LSI-së janë larguar dhe po vazhdojnë të largohen nga LSI sepse LSI-në në Berat e kemi ngritur ne me mish e me shpirt.


Personalisht jam shumë krenar dhe i lumtur që u kam shërbyer këtyre njerëzve dhe unë kam qenë me ta para se të ekzistonte LSI-ja,isha me ta gjatë kohës që i shërbyem LSI-së si alternativë prej shumë vitesh dhe do të jem me ta edhe tani që LSI ekziston vetëm si një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje.

Eksperimenti i LSI-së ka mbaruar,Berati ka nevojë për punë dhe progres,ka nevojë të eci përpara dhe këtë mund ta bejë vetën Partia Socialiste me Edi Ramën Kryeminister. Jo se PS-ja ska të meta e gabime,por është e vetmja parti me vizion”-, ka thënë Rehovica.




Skip to toolbar