Pas përmbytjeve, Spanja merr vendim: Pushim të paguar në rast të motit të keq

BOTA


Një muaj pas katastrofës mjedisore që përfshiu rajonin e Valencias duke shkaktuar mbi 200 të vdekur, Spanja miraton një masë historike: pushimin klimatik, shkruan corriere.it.

Parlamenti do të ketë një muaj kohë për ta kthyer në ligj – dekretin që u lejon punëtorëve të marrin deri në katër ditë leje me pagesë në rast të kushteve ekstreme të motit që mund të rrezikojnë jetën e tyre në udhëtimin nga shtëpia drejt vendit të punës.

Frymëzimi vjen nga legjislacioni që ekziston tashmë në Kanada dhe parashikon që njerëzit mund të vlerësojnë nëse duhet të përfitojnë nga pushimi me pagesë pas paralajmërimeve për klimën të lëshuara rregullisht nga autoritetet kompetente.



Skip to toolbar