Pas SHBA, edhe BE izolon Metën. Asnjë takim me Tusk

AKTUALITET


Sulmet dhe akuzat drejtuar ndërkombëtarëve nga presidenti Meta kanë dhënë efektin që pritej. Ndërkombëtarët duket se e kanë izoluar duke mos e përfshirë atë në axhendën e takimeve. Pas SHBA-së, e cila tregoi hapur shmangien e Metës nga axhenda e takimeve që zhvilloi në Tiranë zyrtari i lartë i DASH, David Kostelancik; edhe BE ka nisur të ndjekë të njejtën politikë. Gjatë të martës Tiranën zyrtare do ta vizitojë Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, por në axhendën e tij, nuk është parashikuar asnjë takim me presidentin Meta.

Sipas axhendës Tusk do të zhvillojë të martën paradite një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Zoran Zaev, edhe me presidentin Stevo Pendarovski. Të njejtën vizitë do ta zhvillojë të martën pasdite në Tiranë, por në axhendën e tij është parashikuar vetëm takimi me kryeministrin Rama në orën 15.00 dhe asnjë takim me presidentin Meta.


Duket qartë si një sinjal që BE u jep akuzave dhe sulmeve të Metës ndaj ambasadorëve që kanë krijuar sipas tij një “deep state”.

Të njejtën gjë bëri edhe drejtori i Ballkanit në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik, i cili gjatë vizitës së tij zhvilloi shumë takime, madje edhe me përfaqësuesit e opozitës së re, me Ralf Gjonin e Rudina Hajdarin dhe nuk gjeti “kohë” të takonte Metën. E vërteta duket se është një izolim që ndërkombëtarët po i bëjnë Metës. Për ta ai është një presidenti në prag shkarkimi dhe fakti se nuk njohën asnjë nga dekretet e tij tregon se Meta nuk gëzon mbështetje ndërkombëtare.

Donald Tusk vjen në Shqipëri dhe pritet të japë lajmin e mirë të çeljes së negociatave më 18 tetor.  Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, presin përgjigjen pozitive të Këshillit të Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave më 18 tetor për vazhdimin e procesit të integrimit në BE. Pritet që Tusk të jetë i pari që do të japë lajmin e mirë për këto dy vende, por mendohet se vizita e tij do të shoqërohet edhe me disa kushte shtesë.




Skip to toolbar