Ambasadorja amerikane Yuri Kim prej ditësh ka nisur takimin me disa prej institucioneve më të rëndësishme në vend. Sot diplomatja zhvilloi në Kuvend një takim me kreun e sapo zgjedhur të atij institucioni, Lindita Nikollën.
Duke e përgëzuar Nikollën për rolin e ri, ambasadorja nënvizoi që ”është bukur të shohësh sërish Kuvendin e plotë, me opozitën të pranishme”.
Kim shtoi në postimin e saj në Facebook se “respekti për mendimet ndryshe, debati civil dhe bashkëpunimi aty ku është i mundur janë të domosdoshme për demokracinë dhe llogaridhënien përballë votuesve”.