Kryeministri Edi Rama ka vizituar shtëpinë e Aurel Lalës, djaloshit që ka mundur të shpëtojë nga tërmeti, duke u hedhur nga kati i tretë. Pas takimit që i mundësoi atij me lojtarin e preferuar Ronaldo, Rama ka shkuar ta vizitojë te banesa ku ai dhe familjarët janë vendosur pas tërmeti. Sigurisht kryeministri i ka bërë surprizë 7-vjeçarit posterin e Ronaldos, duke ia vendosur pranë krevatit.
“Aureli u bë i famshëm prej Ronaldos. Tani Aureli do mësojë, do studiojë, do të ketë sukses që të bëhet i famshëm nga vetja e vet. Këtë kemi objektiv apo jo. Edhe të mësosh. Ditën e parë të shkollës do të çoj unë në shkollë. Do çohemi herët, do pimë një kafe dhe në 8 fiks të jemi te shkolla, pa vonesë”, tha Rama.
Vizitën në banesën e Aurelit që janë strehuar në Kamëz, Rama e cilësoi atë si shtëpinë e engjëllit, i cili fluturoi nga kati i tretë për t’i thënë JO vdekjes.
Biseda e kryeministrit Edi Rama në familjen e Aurelit
Edi Rama: Ku je Cristiano ku je? Ku je mor i madh, si të kam, çfarë ke bërë?
Aureli: Mirë
Edi Rama: Mirë shtëpia…
Babai: Dhomën se ka parë se po të priste ty ta shikonit bashkë
Edi Rama: Do ta shikojmë bashkë, çelësin ta mbash vetë
Aureli hap derën, posteri i Ronaldos në mur
Edi Rama: Si të duket, shtrihu njëherë në krevat, ti shtrirë ai luan për ty. Do të sjellim edhe një kompjuter edhe një tavolinë të bësh detyrat e shtëpisë. Do të sjellim edhe bluzën origjinale do ta vesh aty. Do të vendosim tavolinën e mësimit aty dhe kur të kesh ndonjë problem për të zgjidhur të shikosh atë (Ronaldon). Do të bëjmë edhe një bibliotekë që të vendosësh libra, se Facebook jo. Kemi edhe ca surpriza, por ata do i sjellë babagjyshi i Vitit të ri, por ti duhet bësh një listë dhe t’ia dërgosh. Se mos të sjellë ndonjë gjë gabim, ndonjë bluzë të Interit se nuk kemi se çfarë e duam. Alesion e kemi me Milanin. Do të sjellë edhe xhupin e Juves.
Kjo është një histori që….Lëngun (në tavolinë) e ka sjellë Lali Eri, se ai i sjell edhe i pi vetë, por meqë nuk ka ardhur e pimë ne vetë. Gëzur dhe qofshin të gjitha me kaq dhe ta keni me shëndet me jetë këtë Ronaldon e vogël dhe për çfarë do lloj nevoje ne jemi në dispozicion për çfarë do që keni nevojë. Pastaj do të flasim pak për shkollën e tij. Po çfarë ke bërë këto ditë? Të kanë parë gjithë bota, gjithë ata njerëz me Cristianon atje.
Ka dalë gjithë andej deri në Australi. Tani i famshëm u bë prej Ronaldos, tani do të mësojë, do të studiojë, do të stërvitet që kur të bëhet i madh të bëhet i famshëm nga vetja e vet, që të vijnë kalamajtë të bëjnë fotografi me këtë. Ky është si Bashkim i vogël (Fino), por këtë nuk e mund dot. Është i fortë, imagjino sikur të bësh stërvitje si bëhesh ti, por duhet të stërvitesh. Duhet të mësosh që të mos kapësh asnjëherë në gabim dhe kur të marrësh një vendim të thuash, tani do të bëj këtë apo atë? Para vitit të ri do të shihemi prapë, se kemi disa gjëra për të parë. Ditën e parë të shkollës, do ta çoj unë. Unë zgjohem herët dhe po të pres poshtë.
Aureli: Unë në orën 05:00 zgjohem
Edi Rama: Domethënë po të vij në orën 06:00 të takoj, vij unë pimë një kafe poshtë, jemi në rregull. Të hënën do të vij unë të shkojmë bashkë në shkollë. Nuk ka vonesa në shkollë. Ne bashkë do të takohemi në 07:30 dhe në 8 pa 5 do të jemi te dera e shkollës, në rregull mos të kemi llafe se do të vij të zgjoj me kështu…