Do hetojnë gjyqtarë e prokurorë, kush janë 5 kandidatët e ILD

POLITIKË


Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka intervistuar 5 kandidatët që do të janë në listë për të zgjedhur kryetarin e institucionit të ri të drejtësisë Inspektori i Lartë të Drejtësisë. Intervistimi i 5 kandidateve Artur Metani, Eris Hysi, Joana Asimi Sorraj, Lindita Troja dhe Sokol Stojani është bërë të mërkurën gjatë mbledhjes së KED, në mënyrë që të bëhet vlerësimi dhe pikëzimi i tyre për hartimin e listës dhe më pas kjo listë do t’i çohet Parlamentit për të zgjedhur inspektorin që do të drejtojë ILD.

Zhvillimi i intervistave të kandidatëve të lejuar për kandidim, u krye në sallën e mbledhjeve të KED, në prani të anëtarëve të Këshillit, Avokatit të Popullit dhe përfaqësuesit të Presidentit të Republikës, në rolin e vëzhguesit. Kandidatët paraqitën platformën e tyre mbi vizionin, objektivat dhe sfidat e lidhura me ushtrimin e kompetencave të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë .


Lista më 5 kandidatët do të përpilohet nga KED brenda aftat ligjor prej 10 ditës dhe më pas do t’i dërgohet Kuvendit, që duhet të vendos me 84 vota për të zgjedhur inspektorin që do të ketë një mandat 9-vjeçar. Nëse Kuvendi nuk arrin dot numrin e kërkuar të votave për të zgjedhur një prej pesë kandidatëve që listohen të parët nga KED, atëherë personi i listuar i pari zgjidhet automatikisht Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

ILD vjen si rezultat i Reformës në Drejtësi dhe do të ushtrojë kontrollin mbi gjykatës dhe prokurorë. ILD do ketë të drejtë të nisë hetim dhe procedim disiplinorë për të gjithë hallkat e drejtësisë përfshi anëtarët e Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Artur MEtani
Eris Hysi
Joana Asimi Sorraj
Lindita Troja
Sokol Stojani



Skip to toolbar