Dy ekspertë të OKB që merren me vlerësimin e katastrofave dhe koordinimin e punës për kapërcimin e pasojave, janë dërguar në Shqipëri për t’i ardhur në ndihmë qeverisë. Zëdhënësi i OKB, Stephane Dujarric tha se do të dërgohen ndihma dhe se Kombet e Bashkuara janë në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë shqiptare për t’u gjendur pranë në çdo nevojë.
“OKB ndodhet pranë shqiptarëve dhe shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave. Dy ekspertë janë dërguar për të vlerësuar dëmet e katastrofës që krijoi tërmeti i 26 nëntorit” thotë Dujarric.