PD akuzon Ramën për djegien e makinave të kryetares së degës në Ulëz

AKTUALITET


Partia Demokratike akuzoi të premten “bandat e Ramës” për djegien e makinave të kryetares së PD-së në Ulëz.

Përmes një reagimi për mediat PD sqaron se Gjelina Kalthi nuk ka asnjë konflikt dhe se djegia e makinave është e qëllimshme dhe për shkak të postit që ajo ka.

Deklarata e shpërndarë nga PD

Mesnatën e mbrëmshme, bandat e Edi Ramës në Ulëz të Matit kanë djegur dy makinat e kryetares së strukturës së PD në Ulëz, znj Gjelina Kalthi. Asnjë problem teknik, asnjë konflikt nuk ka patur familja e znj. Kalthi me askënd në Ulëz.

I vetmi shkak i këtij sulmi banditesk është fakti se me këto dy makina, familja Kalthi ka ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në protestë, duke shoqëruar edhe qindra qytetarë të tjerë protestues nga Ulza.

Postblloqet policore në rrethin e Matit kanë identifikuar makinat si “transportuese” të protestuesve nga Mati në Tiranë dhe mbrëmë, në mes të natës, si hajdutë e banditë, kanë realizuar aktin kriminal.

PD dënon ashpërsisht këtë akt qartësisht politik dhe banditesk. Ai është një akt që as do ta harrojmë, as do ta falim.

Një ditë, në këtë vend drejtësia do të vendoset dhe para drejtësisë, me Edi Ramën, do të vendosen dhe bandat e banditët që realizojnë akte të tilla, që synojnë intimidimin dhe frikësimin e kundërshtarëve politikë të regjimit kriminal të Edi Ramës.

Bandat e Edi Rames, betejën me demokratët e qytetarët e Matit e kanë të humbur.

Familja Kalthi, bashkë me qytetarët e tjerë të Ulzës, do të jenë edhe nesër në protestë, para kryeministrisë, në orën 19.00

Malësorët e Matit nuk i nënshtroi dot Enver Hoxha, ata nuk do t’i nënshtrojnë dot as banditët e drogës e të hashashit, në shërbim të kryeministrit ilegjitim të Avdylajve.



Skip to toolbar