Zbulohet grupi me 10 policë, fusnin makina kontrabandë në doganë

AKTUALITET


Prokuroria e Tiranës, Drejtoria e Doganave dhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave me një deklaratë të përbashkët për mediat kanë dhënë detaje për goditjen e paligjshmërisë në pikat kufitare të vendi, kryesisht në Qafë Botë, por edhe në pikat e tjera, ku janë dokumentuar disa raste konrabande.

Sipas tyre, disa persona kanë shkelur ligjin duke futur mallra dhe makina kontrabandë në Shqipëri pa respektuar asnjë nga rregullat e zhdoganimit.


Nga ky hetim janë zbuluar edhe 10 punonjës policie me shkelje të rënda, ndërsa ndaj tyre janë marrë edhe masat përkatëse.  Katër prej tyre janë lënë në burg dhe 6 të tjerë janë pezulluar nga detyra. Drejtuesja e Prokurorisë  së Tiranës, Elizabeta Imeraj tha se ky kontrabandim është sinjalizuar edhe nga autoritetet franceze dhe më pas edhe me bashkëpunimin mes institucioneve shqiptare, është bërë e mundur dokumentimi i plotë i një sërë rastesh abuzive.

Ajo tha se edhe punonjësit e Policisë kanë shkelur ligjin dhe janë bërë pjesë  e procesit kontrabandues.

 “Prokurori ka kryer hetime intensive për kontrabandën edhe për shpërdorimin e detyrës.  Pjesë e kësaj veprimtaria janë edhe Punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët kanë shpërdoruar detyrën apo duke u bërë pjesë e veprimtarive”-tha Imeraj.

Gjithashtu prokurorja e çështjes, Mirela Cano tregoi edhe emrin e personit, i cili dyshohet të këtë futur disa makina kontrabandë duke shmangur detyrimet doganore.

 “Shtetasi Arben Grabovari e ka kryer këtë veprimtari në pika të ndryshme si në Kapshticë, Qafë Botë dhe në Morinë. Të përfshirë 10 punonjës policie, ku ndaj tyre është caktuar masa arrest me burg për 4 policë dhe 6 të tjerë janë pezulluar nga ushtrimi i detyrës dhe po hetohen për shpërdorim e saj”-tha ajo.

Nga hetimet rezultoi se ka futur në Shqipëri mbi 50 makina.

“Dua të sqaroj që prokuroria e Tiranës duke marrë shkas nga autoritetet franceze dhe doganore shqiptare regjistroi procedimin për kontrabandë në ngarkim të Arben Grabovarit. Në Prill të 2019 ky person duke hyrë në Qafë Botë ka përdor një pasaportë si shtetas grek, po hetohet në arrest me burg. Gjatë hetimit rezultoi se nga 2017-2019 në prill ka hyrë 54 herë me mjete tokësore me makina të ndryshme me lejim të përkohshëm me shmangie të detyrimeve 4.5 mln lekë. Nga mjetet ka zhdoganuar vetëm 5 prej tyre. Makinat nuk janë zhdoganuar dhe janë hedhur në qarkullim duke krijuar mundësi për t’i përdorur edhe për qëllime të tjera.

Në 19 raste policët kufitarë nuk kanë pasqyruar numrin e shasisë duke i bërë të paidentifkueshme duke u shënuar vetëm autoveturë. Po hetohet për identifikimin pasi makinat mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale. Arben Grabovari ka kryer zhdoganimet në pika të ndryshme, Kapshticë, Qafë Botë dhe Tre Urat. Policët kufitarë e kanë lejuar të kalojë pa kryer procedurën përkatëse.




Skip to toolbar