PD: Bashkia e Roskovecit shantazhoi familjen e invalidit

Më të fundit


Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka akuzuar nga selia blu se mazhoranca po ushton presion ndaj punonjësve të administratës që të dalin në votime më 30 qershor. Tabaku deklaron se qytetarët e kanë denoncuar këtë edhe me video, duke publikuar një video, sipas PD të realizuar në Roskovec, ku akuzoi se kryetarja e Bashkisë kishte ushtruar presion ndaj familjes së një invalidi për të marrë pjesë në votime, ose do e hiqnin nga KEMP.

“Dhuna shtetërore që klika e Edi Ramës po ushtron ndaj shqiptarëve, për t’i detyruar të marrin pjesë në procesin farsë e të paligjshëm të 30 qershorit nuk po kursen askënd. Jo vetëm dhunë ndaj mësuesve, mjekëve dhe punonjësve të administratës, por dëshpërimi i ka çuar vartësit e Edi Ramës nëpër bashki të ushtrojnë dhunë edhe ndaj më të pambrojturve, ndaj invalidëve. Dëshmitë e familjarëve të tyre provojnë së Majlinda Bufi e Bashkisë së Roskovecit, ka arritur deri aty sa të kërcënojë qytetarë me aftësi të kufizuara për heqje KEMP-i, e vetmja mundësi që shumica e tyre kanë për të mbajtur frymën gjallë. Dëshmia revoltuese sesi regjimi i Edi Ramës është i gatshëm të ndëshkojë për karrigen e tij, me heqjen e bukës së gojës disa fatkeqëve, vjen nga djali i madh i një familjeje pa baba, me 3 djem me shikim të kufizuar dhe me dy vajza me aftësi ndryshe”, deklaroi Tabaku.

Sipas ish-deputetes së PD, Rama është i gatshëm të lërë pa bukë, pa ndihmë ekonomike dhe pa shërbime çdokënd që nuk i shërben pushtetit të tij personal dhe regjimit të tij kriminal.



Skip to toolbar