PD dhe LSI, me listë të përbashkët në qarkun e Dibrës dhe të Kukësit

Më të fundit


Edhe pse në koalicion, PD dhe LSI kanë zgjedhur që të operojnë përmes një skenari që do të maksimalizojë votën, sipas tyre, nisur edhe nga kushtëzimit e Kodit Zgjedhor të miratuar verën e shkuar.

Sot është dita e fundit e afatit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ dhe Basha me Kryemadhin kanë zgjedhur që të kandidojnë me lista të ndryshme në 9 qarqe të vendit dhe me një listë në 3 qarqe të tjera.


Qëllimi është që të mos humbasë asnjë votë opozitare dhe thellimi i rezultatit në ato qarqe ku duhet bërë diferenca siç është Tirana, Durrësi, Elbasani, të cilat ose duhen fituar ose duhen nxjerrë barazim në mënyrë që opozita e sotme të jetë maxhorancë nesër.

Kështu, siç mëson abcnews.al, PD dhe LSI do të garojnë secila me listën e vetë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Lezhë, Shkodër, Berat dhe Vlorë. LSI pretendon të nxjerë deputetë në këto qarqe prandaj edhe ka zgjedhur që të dalë e vetme duke patur edhe mbështetjen e PDS-së së Paskal Milos.

Ndërkohë, PD dhe LSI do të garojnë nga ana tjetër me një listë në qarkun e Dibrës, Kukësit dhe Gjirokastrës, ku ka një numër të vogël votuesish.

Partia e Kryemadhit ka nxjerrë deputetë edhe në Gjirokastër edhe në Dibër, megjithatë futja e kandidatit të saj kryesor në listën e PD-së synon që të çimentojë mandatin.

Pavarësisht kësaj, LSI pritet të nxjerrë edhe një listë fiktive për këto 3 qarqe, e cila do të ketë vetëm efekt ligjor dhe elektoral pasi fushata do të bëhet duke ftuar kuksianët, dibranët dhe gjirokastritët që të votohet kandidati i LSI në listën e PD-së.




Skip to toolbar