Pasi nuk siguroi dot vizën, Berisha kërkon të mos njohë zgjedhjet, përtej oqeanit.
Kompania e kontraktuar në SHBA, Continental Strategy ka depozituar pranë Departamentit të Drejtësisë një letër e shkruar nga PD, me të gjitha ankesat për zgjedhjet e 11 majit.
Në këtë dokument, kërkohet qeveri teknike dhe hetim ndërkombëtar i procesit.
“Nuk ka asnjë gjë të rë, nga ato që ju kam thënë. Jo s’është letër. Letra është letër. Ky është raport, fare paraprak, pra që ne e kemi dërguar jo vetëm në SHBA, por dhe në Europë”
Por doktori kësaj radhe, kishte tjetër qëllim në konferencë. Ai u zotua se nuk do të njohë kurrë votën e diasporës. Dhe bëri atë që di të bëjë më mirë. I vuri nofkën dhe gjeti fajtorin.
“Ky proces ishte një mish-mash, mish-mash. Dhe nuk e kemi vetëm për Greqinë, por edhe për Italinë, edhe për disa vende. Dhe, Për tu’realizuar ky mish-mash, DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me PS-në.”
Megjithatë, edhe pse premton se do të nxjerrë fakte, ai i shtyu për një ditë tjetër.
“Nesër do të vij përpara jush me dokumente që faktojnë këtë farsë”
Dhe për doktorin ky është një proces kthim, ashtu sicc është edhe qëndrimi i tij në krye të PD.
“Sigurisht, opozita ka problemet e veta. Të gjitha vendimet do të merren në vazhdim, por zgjedhjet nuk mund t’i pranojmë. Farsat nuk fitohen nga opozita”.