“PD mburojë për të sulmuar SPAK në mbrojtje të Berishës”, Balliu: Do vijoj betejën time ligjore!

Më të fundit


Kandidatja për kryetare të Partia Demokratike, Alesia Balliu, ka reaguar pasi kandidatura e saj nuk u pranua në garën për drejtimin e partisë.

E ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News Albania, ajo deklaroi se nuk i janë njohur kriteret, duke theksuar se procesi po zhvillohet pa garë reale.

Balliu akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se ka uzurpuar Partinë Demokratike dhe po e përdor atë për interesa personale, ndërsa paralajmëroi se do t’i drejtohet gjykatës për të kundërshtuar procesin zgjedhor brenda partisë.

“Kriteret nuk i plotëson. Kriterin e parë nuk e plotëson, sepse duhet të jetë e spikatur dhe nuk ka pasur poste drejtuese dhe poste të larta. Kështu që mbetet në pritje se çfarë do të vendosë vendimmarrja. 

E rëndësishme sot, është fakti që Sali Berisha do garojë me veten, e ka uzurpuar PD-në dhe po e përdor atë si mburojë atë ndaj drejtësisë. Me Berishën PD nuk fiton dhe me Berishën demokratët kanë çdo derë të mbyllur me ndërkombëtarët. PD nuk ka sesi të ngjallë shpresë për shqiptarët. PD do kthehet si një mburojë për të sulmuar SPAK-un dhe për të mbrojtur Berishën dhe familjen e tij. 

Në mungesë të garës dhe të meritokracisë, unë patjetër që do i referohem gjykatës. Po pres afatet, si avokate që jam. Do pres deri në ditën e fundit. Unë po ndjek anën institucionale. Do i drejtohem gjykatës për të penguar garën e Berishës në krye të PD”, tha Balliu.



Skip to toolbar