Partia Demokratike ka deklaruar se Bashkia e Tiranës, po blen votues, duke denoncuar me një video, ku sipas opozitës, dy persona i ka në dhënë lekë dhe instruksione një qytetareje për të votuar.
“Video tregon qartë me zë dhe me figurë dhënien e parave për blerjen e votës nga një grup i strukturuar kriminal i Partisë Socialiste dhe i Bashkisë së Tiranës. Partia Demokratike ka mundur të identifikojë deri tani se njëri nga personat i përfshirë në këtë krim zgjedhor është Edmond Hajro, Komisioner i PS te njësia nr. 9 Tiranë, pranë kopshtit numër 3. Ai është administrator i një pallati, i emëruar nga Bashkia e Tiranës”, deklaroi Edi Paloka nga selia blu, duke publikuar videon, ndërsa ka shtuar se “kjo është fytyra kriminale e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt, prandaj, gjëja më e mirë që mund të bëni sot është ta bojkotoni Edi Ramën! Bëni rezistencë!”