Një artileri e rëndë të pavarurish. Jo vetëm Florian Binaj, PD do të hidhet në fushë betejë me nje ekip vërtet portokall.
Nga Vlora. Kandidati me dy emra dhe shumë ngjyra, Dionis Ervin Sota ka marrë miratimin e doktorit për të kandiduar ne qytetin bregdetar.
Sota thotë se ka dy brenga, e para mbështetja ndaj Rilindjes në 2013 dhe e dyta, dorëheqja e Ermal Dredhes në 2025.Kandidati i pavarur demokrat por me bindje socialiste, premton një “Vlorë Europiane”. Por një gjë vlonjatëve nuk ua mohon sot, si i pavarur, pavarësinë si Ismail Qemali nuk ua sjell dot.
“Shpalla kandidaturën time të pavarur për Bashkinë e Vlorës, jo si një lojë partiake, por si një thirrje zemre: “Një Vlorë Evropiane për të Gjithë!”. Unë jam një prej jush, Dionis Sota nuk është hero, është biri yt, shoku yt, ai që qan kur sheh Vlorën të vuajë dhe buzëqesh kur e sheh të lulëzojë.”
Në Mat, Berisha kandidon nje avokat fizikisht te pavarur, por demokrat emocionalisht te varur.
Eduart Brahilika, nen qeverisjen e PD ne 2008 mori drejtimin e burgut Burrel. Vetem dy muaj pasi mori detyren, ai la dy te denuar te largohen nga burgu, dhe hyri vete ne burg. Brahilika u arrestua per për akuzën e “fshehjes së krimit” dhe “shpërdorim detyre”.
U mesua se Brahilika, nuk kishtr zbatuar nje urdher per ngritjen e nje vendroje, si dhe pas arratisjes se te burgosurve Preng Lleshi e Fran Marashi, jo vetem nuk njoftoi Prokurorine, por saldoi kangjellat e telat qe prene dy te arratisurit.
Megjithate, pas lirimit Brahilika, partia i hapi prap deren. Iu la një detyrë me e lehtë, drejtorit te shërbimit të proves, ndersa ne fund i zyrës juridike në Bashkinë e Matit.
Por nga burgu, doktorit i ka ardhur një letër. Kandidati i Beratit do të jetë i Ilir Metës. Pavllo Shkarpa shfaqet si kryetar i shoqatës Anthipatrea, por pasi mori disa dekorata nga Meta në Presidencë, e ndoqi dhe tek Partia e Lirisë.
Në Tepelenë, pas 14 vitesh dominim të Tërmet Peçit, dentisti Sevo Miçi u rikthye për të ripërseritur fitoren e demokratëve në vitin 2007. Ai drejtoi bashkinë për 4 vite djathtas, derisa Peçi e bëri 3 herë tërmet majtas. Edhe kryetari i degës, Malo Sadikaj shkroi se tani që Tërmeti iku, do ia bënte bam.
Por Berisha ka plane të tjera. Përballë ish kryegardistit Gramos Sako, gjeti nje pasha.
Gabriel Guma, nuk ka as moshën e as mjekrën e Ali Pashait, por rëndësi ka që vjen nga Kroi i Pashait.
Jo vetëm kaq, edhe pse demokrat, ai mbetet një adhurues i Tërmet Peçit. 3 vite më parë ai e falenderonte për hapesirën që socialisti i jepte promovimit të biznesit të familjes së tij.
“Falë jush sot eci me bindjen se idealet nuk janë vetëm fjalë — por rruga ku bashkohemi për të njëjtin qëllim. Arti i së Ardhmes, ndërtohet kur të gjitha ngjyrat bëhen bashk.”
Në fund, në Tepelenën e pushkës, një gardist përballë një grafik dizajner.
I vetmi mjek në këto zgjedhje kandidon në Cërrik. Amarildo Hoxha u zgjodh nga dega lokale. etëm se mjeku i Berishes në këte Bashki, nuk do te kete kundër vetëm kandidatin socialist, por edhe kandidatin e Lapajt.
