PDIU ka dorëzuar në Kuvend një projekt deklaratë për angazhimin në nivel parlamentar të Shqipërisë dhe Greqisë me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dhënien fund të Ligjit të Luftës.
Shpëtim Idrizi tha se ky absurditet juridik dhe historik qëndron me dy vendeve prej 84 vitesh, dhe se a ardhur koha që dy qeveritë të ulen në një dialog real për t’i dhënë fund “kësaj skizofrenie ballkanike”.
Ligji i Luftës, tha Idrizi, përveçse sjell pasoja negative në të drejtat e njeriut, por përdoret edhe nga qarqe të caktuara ekstreme të Greqisë.
“Kjo deklaratë është dëshmi e politikës tonë paqësore dhe të gjejmë një zgjidhje pas 84 vitesh lidhur mbi një absurd juridik i mbështetur mbi një absurd historik. Me ketë projekt deklaratë Kuvendi vlerëson rëndësinë e marrëdhënieve strategjike me Greqinë. Të dy vendet janë anëtar të ANTO-s dhe bashkëpunojnë për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së përbashkët. Ne kemi dhe një traktat miqësie mes dy vendeve tona, ligji i luftës i 1940 mbetet në fuqi dhe prodhon efekte negative. Ky ligj ushtron implikime të rëndësishme në kufizimin e të drejtave themelore të shqiptarëve dhe mbajtjen gjallë të tij nga qarqe të caktuara ekstreme të Greqisë.
Kufizimi i të drejtave të njeriut, trashëgimtarëve dhe pasurive janë të qarta. Kemi zgjedhur këtë deklaratë se përfshirja e Kuvendit është nxitës i marrëdhënieve mes dy vendeve tona për t’i dhënë fund një situate absurde që vijon prej 84 vitesh. Dialogu mes dy vendeve ta kthejmë në një terren konkret dhe kërkesa me vlerë reale të bëjmë një dialog real që t’i japim fund kësaj skizofrenie ballkanike. Të themelohet një grupi i përbashkët ndërparlamentar për të bashkëpunuar mes dy qeverive që t’i japin fund kësaj çështje. Kjo deklaratë konfirmon nevojën e zgjidhjes së këtij problemi me frymën e miqësisë dhe mirëkuptimit të dy popujve tanë”, tha Idrizi.