Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë fjalës së mbajtur në Samitin e Paqes në Tiranë tha se mos dhënia e një date për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe mos liberalizimi i vizave për Kosovën, nuk bën gjë tjetër veçse minon mbështetjen europiane në Rajon.
“Mungesa e një date për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si edhe dhe mungesa e heqjes se vizave për Kosovën pavarësisht rezultateve që kanë qenë ka potencial për të minuar mbështetjen për vlerat europianë në shtetet dhe shoqëritë tona”, tha Pendarovski.
Në fjalën e tij Presidenti i Maqedonisë së Veriut theksoi rolin e rëndësishëm që marrin liderët për t’u kujdesur për paqen edhe brenda “shtëpive” të tyre dhe më pas më gjërë.
“Sot unë dua të flas me përgjegjësitë që ne si politikanë dhe si lider kemi në këto momente, si në lidhje me paqen ashtu edhe me prosporitetin për vlerat universale në rajon. Jam i bindur se rreziku ndaj paqes nis në shtëpi në shoqëritë tona, kur institucionet nuk i përgjigjen dot qytetarëve dhe vetëm atëherë ata ndërhyjnë te politikat e jashtme e të sigurisë.
Gjatë viteve vendet e Ballkanit janë mbajtur peng nga politikanë të korruptuar dhe në bashkëpunim me oligarkë të tjerë. Jemi ballafaquar me tendenca anti liberale dhe antidemokratike që ishin kundër aspiratave të qytetarëve për demokratizim dhe ka ende praktika të tilla brenda elitës. Këto lloj bindjesh kanë qenë shkatërruese, për rajonin është bërë një pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira miqësore demokratike.
Vala e populizmit dhe radikalizimit me të cilën po përballet Evropa, ende po gjen një vend ku mund të rritet në Ballkan. Nga ajo c’ka kemi mësuar nga eksperiencat kemi një përgjegjësi shumë të madhe për t’i bërë ballë trendeve negative, dhe t’i drejtojmë shoqëritë tona bazuar në vlerat europiane dhe të prodhojmë paqe të qëndrueshme në rajon.
Perspektiva europiane në rajon, pavarësisht rezultatit që erdhi nga Brukseli po venitet. Një gjë e rëndësishme ku bazohet paqja e stabiliteti është investimi në popullsitë e reja. Duke i mundësuar të kenë rol më të madh në të ardhmen e tyre. T’i edukojmë të rinjtë që respektimi e bashkëjetësa është një e mirë për të ardhme me prosperitet” u shpreh Pendarovski në samit.