Penguan fushatën sipas porosisë së Bashës, arrestime dhe shoqërime

AKTUALITET


Sipas porosisë së dhënë nga kreu i PD-së për të bllokuar dhe për të mos lejuar kryeministrin të zhvillojë fushatën zgjedhore, krerët e degëve të PD-së në rrethe kanë marrë disa akte. Por policia njofton se ka shoqëruar dhe ka nisur procedimin penal ndaj të gjithë atyre personave që kanë bllokuar procesin zgjedhor.

Policia njofton se ka shoqëruar në komisariat kryetarin e PD-së së Sarandës Hariz Mema. Ai është shoqëruar për protestën e organizuar ditën e shtunë kur në Sarandë erdhi kryeministri Rama.

Mësohet se kreu të PD-së, së Sarandës i kanë komunikuar në polici se do të ndiqet penalisht për organizim të tubimit të paligjshëm.

Po kështu në komisariat është shoqëruar edhe  ish-kryetari i komunës së Lazaratit, Dasho Aliko, i cili bashkë me persona të tjerë tentuan t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Edi Rama në Gjirokastër.

Po ashtu policia ka shoqëruar edhe sekretarin e PD në Gjirokastër, Spartak Drasa.

Në bazë të ndryshimeve që i janë bërë Kodit Penal, pengimi apo bllokimi i fushatave elektorale dhe i proceseve elektorale përbën vepër penale. Ndaj dhe policia gjatë këtyre ditëve ka marrë masa për të dënuar çdo tentativë të tillë. Madje PS ka propozuar ndryshime të tjera në Kod, që synojnë ashpërsimin e masave dhe sipas të cilave, njerëzit që do të bllokojnë zgjedhjet nuk do të kenë mundësi të udhëtojnë jashtë Shqipërisë për një periudhe kohe nga 5-10 vjet.

Si pasojë e sulmeve ndaj KZAZ-ve në në Shkodër, Tropojë, Tiranë, Kavajë, Mat, Berat, Kukës dhe Devoll: janë arrestuar 35 persona, disa prej të cilëve janë akoma në burg duke vuajtur dënimin.



Skip to toolbar