Edhe pas dekretit të ri të Metës, i cili caktoi datën 13 tetor për zgjedhjet lokale, ambasada britanike shprehur e prerë se më 30 qershor ka zgjedhje lokale në Shqipëri, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve britanikë që të kenë kujdes nga protestat e opozitës.
“Protesta në shkallë të gjerë dhe akte të mosbindjes civile janë të mundshme në mbarë vendin në prag të zgjedhjeve lokale dhe pas zgjedhjeve të së dielës më 30 qershor; Ju duhet të kontrolloni mediat lokale për informacionet e fundit, të mbeteni vigjilentë dhe të shmangni çdo demonstrim:, shprehet ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në një njoftim për këshillim të qytetarëve që vizitojnë Shqipërinë.