Për gjithë adhuruesit e kafes, ja pse duhet ta pini çdo ditë

Më të fundit


Kohët e fundit, ka pasur shumë zëra të diskutueshëm rreth pirjes së kafesë. Shkencëtarët thonë se pirja e kafesë me moderim është e padëmshme, madje e shëndetshme. Ky është një lajm i mirë për të gjithë ato persona që nuk e nisin dot ditën e tyre pa një filxhan kafe. Studimet thonë se 2-3 filxhan kafe në ditë nuk janë aspak të dëmshme, por nëse e teproni me një sasi më të lartë mund të përjetoni dridhje, aritmi të rrahjeve të zemrës si dhe ndjenjat e ankthi dhe shqetësimit. Nëse jeni ende me dyshime në duhet të pini apo jo, ja disa arsye që do ju bindin pse duhet ta shijoni një filxhan kafe.

-Zvogëlon rrezikun e cirrozës së mëlçisë.


-Zvogëlon mundësitë për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer dhe Parkinson.

-Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kancerogjene.

-Ndikon pozitivisht në sistemin kardiovaskular.

-Redukton dhimbjet e kyçeve dhe gurëve të tëmthit.

-Zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

-Rinovon çdo qelizë në trupin tuaj falë antioksidantëve që përmban.




Skip to toolbar