Lulzim Basha nuk e bën përgjegjës Sali Berishën për përcarjen e demokratëve, por njerëzit përrreth tij. Në konferencën për mediat, pas heshtjes së gjatë, Basha është ai njeriu që shpëtoi PD nga rrënimi.
“E kam dëgjuar këtë tezë, qarkullon nga një i tretë, pasi nuk njeh PD dhe kryetarin heq shenjën e barazimit. Z.Berisha ka zgjedhur rrugën e tij, ia kam thënë qenë e gabuar për të familjen e tij dhe demokratët. Faji nuk ka qenë i tij se sytë iu errësuan pas vendimit. Fajin më të madh e kanë ata që bënë sikur shkuan te Berisha se iu digjte barku për të. Por janë njerëzit që e kanë anatemuar për vite me radhë, por kanë shkuar atje për veten e tyre.
Besonin se ai stan kishte bulmet më të mirë. Këto janë vendime që i paguajnë edhe sot demokratët. Duhej zgjidhja mes mirënjohjes dhe nevojës për të lëvizur përpara për të shpëtuar shtëpinë e demokratëve. Po të mendoja për veten sot nuk do kishte PD do ishte e gjitha e tretur. Kujtdo që bën llogari personale i kujtoj fatin e këtyre, dhe sot janë shndërruar në fatin e bixhozciut. Rama kërkon të mbajë opinionin në retorikën e papranueshme” – u shpreh Basha.
“Rithemelimi është i izoluar dihet arsyeja, është paralajmëruar por nuk na e vunë veshin. PD ka një gamë kontaktesh me aleatët në nivelet më të larta politike. Kontaktet e mia si kryetar i PD janë i shkallës më të lartë të administratës Biden.” -vijoi më tej ai./abcnews.al