Përdhunuan 26-vjeçaren, lihen në burg dy të rinjtë në Vlorë, në hetim dhe pronari i televizionit

AKTUALITET


Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri, të cilët akuzohen për për përdhunimin e një vajze 26-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë, ku dy personat e arrestuar në shoqëri dhe të një personi të tretë të shpallur në kërkim, Gentjano Mehmeti, kanë droguar dhe përdhunuar në ambientet e një hoteli vajzën në fjalë.

Ngjarja u raportua në polici nga recepsionisti i hotelit, i cili gjeti 26-vjeçaren pa ndjenja. Pasi vajza u përmend në spital, ajo tregoi të gjithë atë që kishte ndodhur dhe personat që e kishin përdhunuar.

Pas 24 orësh, e reja u përmend dhe tregoi në lidhje me ngjarjen.

Fillimisht policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se ishin tre persona që kishin marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, ndërsa ditën e djeshme në një reagim të dytë njoftoi për një person të katërt.

Në lidhje me ngjarjen është kërcënuar dhe gazetarja Afrovita Hysaj e cila e denoncoi publikisht në media.

Pronari i një televizioni lokal në qytetin e Vlorës, përmes një postimi në rrjetet sociale kishte denigruar dhe fyer gazetaren, duke e akuzuar për mashtrim, pasi kishte deklaruar se në ngjarjen e rëndë ishte i përfshirë dhe djali i tij.

“Je në gjak me mua”, ishte mesazhi që pronari i medias lokale, i dërgoi gazetares, e cila e ka raportuar kërcënimin pranë organeve ligjzbatuese.



Skip to toolbar