Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure shtëpinë e të moshuarve në Fieri.
Si pasojë, disa prej të moshuarve janë transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të qytetit, pasi janë asfiksuar nga tymi i shkaktuar nga zjarri.
“Rreth orës 15:30 në shtëpinë e të moshuarëve Fier, në katin e dytë, ka rënë zjarr. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”, sqaron policia.