Ishulli i vogël i Sazanit është përfshirë nga zjarri, duke djegur një pjesë të konsiderueshme të pyllit të tij. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
Zjarri kanë nisur mesditën e të premtes, ndërsa marina ushtarake dhe punonjës të rojes bregdetare po punojnë për vënin në kontroll të flakëve.
Ministria e Mbrojtjes deklaron se 16 efektivë të Forcës Detare janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa i janë bashkuar edhe 17 efektivë të tjerë janë nisur nga baza detare e Pashalimanit. Anija e shërbimit e Forcave Detare është gjithashtu në gatishmëri për çdo ndërhyrje të nevojshme.