Përfundon Ramazani, Meta uron besimtarët myslimanë: Lutem me ju për pranimin e agjërimit

AKTUALITET


Presidenti i vendit Ilir Meta ka zgjedhur momentin e çeljes së iftarit të fundit për këtë vit agjërimi, për të shpërndarë një mesazh urimi në rrjetet sociale. Kreu i shtetit i drejtohet besimtarëve, duke shkruar se bashkohet me ta në lutjet për agjërim të pranuar.

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë, me mbylljen e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, Muajit të sakrificës, përkushtimit ndaj së mirës dhe paqes shpirtërore, u bashkohem lutjeve Tuaja për agjerim të pranuar dhe ju shpreh në këtë prag feste të madhe, urime të ngrohta, të sinqerta dhe të përzemërta: Gëzuar Bajramin e Madh! Nesër, në këtë Ditë të Shenjtë, kur besimtarët myslimanë ndajnë me njëri-tjetrin, vlerat dhe virtytet më të mira të besimit Islam si dhe në traditën më të mirë shqiptare, respektin e përkushtimin ndaj familjes, mirëkuptimin dhe pranimin e tjetrit, solidaritetin dhe harmoninë ndërfetare, dhembshurinë dhe përkujdesjen ndaj njerëzve në nevojë, le të përcjellim mesazhin se është koha të udhëhiqemi në vendimet tona me ndërgjegje të pastër, përgjegjësi qytetare, besim në Zot dhe me një dashuri të sinqertë për të mirën e përbashkët”, shkruan ndër të tjera Meta.


Më pas, kreu i shtetit jep dhe mesazhe, ku shprehet se arrogacanca, korrupsioni dhe të gjitha veset që helmojnë paqen, duhet të izolohen.

Arroganca, korrupsioni, demagogjia, veset, lakmia, dhuna e çdo shfaqje negative që helmon paqen, drejtësinë, barazinë e kohezionin social dhe pamundëson jetën e një shteti demokratik, duhen izoluar. Të përqafojmë vlerat më të mira hyjnore, morale e sociale, si dhe kombëtare, për të gjetur rrugën e duhur dhe tejkaluar çdo sfidë, pavarësisht sakrificave shpeshherë të dhimbshme, me dialog, mirëkuptim e bashkëpunim, për një shoqëri më të drejtë dhe një Shqipëri më njerëzore. Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë kudo ndodheni: Zoti ju dhëntë shëndet, mbarësi, begati e paqe në familjet Tuaja dhe në Shqipërinë tonë të përbashkët! Gëzuar Bajramin e Madh!”, përfundon mesazhi i kreut të shtetit për besimtarët myslimanë.

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë, Me mbylljen e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, Muajit të sakrificës,…

Gepostet von Ilir Meta am Montag, 3. Juni 2019



Skip to toolbar