Në përgjimin nr. 11 të publikuar nga Bild këtë të hënë pasdite, një nga biesadat është ajo mes ish-deputetit socialist Pjerin Ndreu dhe Drejtorit të Drejtorisë Arismore në Dibër Drini Gjeçi. Ndreu i thotë këtij të fundit që të telefonojë drejtorin e shkollës së Reçit, shtetasin Reshat Elezi dhe ti kërkojë këtij të fundit të votojë hapur për Partinë Socialiste. Në të kundërt, me ton kërcënues i tregon atij se do të largohet nga puna. Menjëherë pas kësaj telefonate, Drejtori i Drejtorisë Arsimore Drini Gjeçi telefonon shteasin Reshat Elezi dhe i komunikon atë që ka biseduar me deputetin Ndreu. Lexoni bisedën e plotë në të dy përgjimet.
Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes!
Drini Gjeçi: Mirëmëngjesi
Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam! Si je?
Drini Gjeçi: Po Pjerin, si ia kalove?
Pjerin Ndreu: A je mire si ke qenë?
Drini Gjeçi: Mirë jam, mirë!
Pjerin Ndreu: Bëj një telefon këtij Reshat Elezit, këti drejtorit të Reçit.
Drini Gjeçi: Reshatit?
Pjerin Ndreu: Po drejtorit të shkollës, i thuaj ta deklarojë votën hapur se ato sms-të që i çon poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndëshme. Deklaroje votën hapur atje që e ke për PS-në ndryshe ditën e hënë tregoja ku fluturon.
Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?
Pjerin Ndreu: PO
Drini Gjeçi: Ok po flas unë tashi me të.
Pjerin Ndreu: Tregoi se ku fluturon të hënë. Të deklarojë votën për PS-në aty. Se po nuk votoi hapur për PS-në të gjejë vend e të futet.
Drini Gjeçi: Ok pa merak se e rregullojë unë këtë punë.
Përgjimi i dytë mes Drini Gjeçit dhe drejtorit të shkollës Reshat Elezaj:
Drejtori i shkollës: Alo, mgjes drejtor.
Drini Gjeci: Mjes, si kalove, a je mirë, ku je?
Drejtori i Shkollës: Jam këtu, në radhë tek qendra e votimit, poshtë
Drini Gjeci: I ke marrë gjithë ato të familjes?
Drejtori i Shkollës: Të shpisë?Jo ata nuk janë t’u ardh me votu tani, ma vonë. Do shkoj t’i marr më vonë, tani jam në radhë vetë
Drini Gjeci: Dëgjo, në ça qendre voton ti?
Drejtori i Shkollës: Këtu në Zallreç.
Drini Gjeci: Zallreç? Dëgjo, se kam informacione jo të mira andej. Sot vota jote dhe e familjes dy do deklarohet haptas. Nuk ke deklaruar votë haptas sot bashkë me familjen…(nuk dëgjohet audio)
Drejtori i shkollës: Drejtor, mos e vrit mendjen për atë punë fare. Për inat, më dëgjon…fjala, janë llafe njerëzish, mos e vrit mendjen për atë punë fare, janë llafe njerëzish
Drini Gjeci: Ore, do deklarohet haptas, haptas! Kur them haptas, haptas.
Drejtori i shkollës: Po mo e vrit mendjen fare. Pa merak, pa merak.
Drini Gjeci: Bëje haptas me gjithë familjen.
Drejtori i shkollës: Pa merak, pa merak, pa merak. Në rregull
Ish-deputeti socialist Pjerin Ndreu ka reaguar pas daljes së emrit të tij në një nga përgjimet e publikuara nga Bild. Ndreu dëgjohet duke biseduar me Drejtorin e Drejtorisë Arismore në Dibër Drini Gjeçi, ku i kërkon vota për Partinë Socialiste. Në të kundërt, me ton kërcënues i tregon atij se do të largohet nga puna. Ndreu në reagimine tij i ka cilësuar këto përgjime jo prova dhe një komuinikim normla mes tij dhe një socialisti.
“Përgjimet jane indicje por jo prova. Megjithatë meqë është përmend emri im, jam i detyruar tu them se kominikimi im s`ka të bëjë me shit blerje, por me votat e një socialisti i cili normalisht duhet të votojë partinë e vet. Është kominikim normal me strukturat tona. As nuk është i PD as i LSI që të quhet presion. Nëse nuk lejohet tu kerkohet vota nga ne socialistëve, atëherë është tjetër gjë. Pergjimi është një flluskë sapuni se u nis si shitblerje dhe u katandis në telefonata pune normale me socialistët. Drejtorit të shkollës i lejohet ligjërisht të jetë pjesë e strukturave politike për ato që nuk e dinë këtë gjë dhe të votojë partinë ku aderon”, shkruan Ndreu.