Ndreu, Bashës: Shihemi në gjyq. PD: Drejtësi nga Perëndia!

Me anë të një videomesazhi, Lulzim Basha e akuzonte kryebashkiakun e ri të Lezhës, Pjerin Ndreu, si person i “futur në listën  e zezë të përtnerëve prej vitit 2003. I larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjimet e manipulimit zgjedhor në dosjen 184, nuk dënohet por kandidohet”, shkrunte ndër të tjera kreu i PD. Pas kësaj akuze, ka reaguar Pjerin Ndreu, i cili është shprehur se me Lulzim Bashën do të ballafaqohet në gjykatë për akuzat e ngritura në drejtim të tij.

“Për Lulzim Bashën: Zoti kryetar i opozitës të pres për një vizitë në Bashkinë e Lezhës, ku të diskutojmë për zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e qytetit. Sa për inkriminimin tim së shpejti do të shihemi në gjykatë. As ti e as perëndia në qiell nuk ka shansin të më gjej qoftë një element sado të vogël inkriminimi”, shprehej ndër të tjera Pjerin Ndreu.

Pas ftesës për të shkuar në Lezhë, dhe përgjigjes se për akuzat do të përballeshin në gjykatë, PD ka  reaguar përsëri kundër Pjerin Ndreut. Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, u shpreh se “Basha patjetër do të vijë në Lezhë, ku ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve të saj, për të drejtuar vendin dhe për t`u hapur rrugë planeve të zhvillimit të Lezhës dhe në të gjithë Shqipërinë”, shprehet Ivi Kaso.

Gjithashtu në deklaratën e Ivi Kasos shtohet se “si fillim, bashkia e Lezhës do të çlirohet nga trafikanti që e ka uzurpuar atë dhunshëm! Pjerin Ndreu dhe çdo anëtar tjetër i bandës së Edi Ramës, me të cilët ai mban pushtetin e tij kriminal, do të dalin nga politika dhe do të shkojnë para drejtësisë me pranga në duar. Zgjedhjet e paligjshme të 30 Qershorit dhe vjedhja e zgjedhjeve në Dibër, ku Pjerin Ndreu është kapur në flagrancë duke shkelur ligjin, do të ndëshkohen!Rrugët e Perëndisë për të bërë drejtësi janë të pafundme”, përfundon deklarata.

Pjerin Ndreu paralajmëron përgjime për Bashën

Mesa duket jo vetëm socialistët por edhe demokratët janë vënë nën përgjim. Dhe për me tepër ekziston një përgjim për kreun e PD-së, Lulzim Basha ku flitet për financimin rus të PD-së në SHBA për të cilin kryedemokrati është nën akuzë nga prokuroria. Nuk dihet sa e vërtetë është kjo, por lajmi është dhënë nga ish deputeti socialist Pjerin Ndreu, i cili aktualisht është kandidat i PS-së për bashkinë e Lezhës.

“Kryetari opozitës i krimbur në para ruse, pa llogarit zullumet në vend, disa punonjës shteti që djegin KZAZ, një kryetar bashkie që ju lëshon zorrën e ujit policëve….këta të gjithë qenkan normale në sy të disa analistëve, ndërsa t’i kërkosh votën kryetarit tënd të partisë qenka anormale! Me falni, po këtu janë mbyt në llumin e parave ruse shumë vetë e media, e s’dinë çfarë thonë! Kur t’ju dalin përgjimet dhe mënyra e financimit rus të disave do të qelbet toka!”, shkruan Ndreu.

Lulzim Basha është tashmë i pandehur nga prokuroria për financimin me paratë ruse të lotimit të PD-së në SHBA. Pasi e refuzoi herën e parë thirrjen e prokurorisë, të mërkurën Basha shkoi me këmbët e tij dhe u njoh me akuzën, të cilën e mohon dhe thotë se nuk kanë asnjë provë kundër tij. Por ndoshta edhe Basha nuk i di të gjitha, se Pjerin Ndreu kot nuk flet. Të shohim nëse PS do t’i përgjigjet me të njejtën monedhë duke publikuar përgjime për kreun e PD-së.

Kryetari opozites i krimbur ne para ruse, pa llogarite zullumet ne vend, disa punonjes shteti qe djegin KZAZ, nje…

Gepostet von Pjerin Ndreu am Mittwoch, 19. Juni 2019

Përgjimet, Pjerin Ndreu “tregon” ç`të ndodh po nuk votove PS (fluturon)

Në përgjimin nr. 11 të publikuar nga Bild këtë të hënë pasdite, një nga biesadat është ajo mes ish-deputetit socialist Pjerin Ndreu dhe Drejtorit të Drejtorisë Arismore në Dibër Drini Gjeçi. Ndreu i thotë këtij të fundit që të telefonojë drejtorin e shkollës së Reçit, shtetasin Reshat Elezi dhe ti kërkojë këtij të fundit të votojë hapur për Partinë Socialiste. Në të kundërt, me ton kërcënues i tregon atij se do të largohet nga puna.  Menjëherë pas kësaj telefonate, Drejtori i Drejtorisë Arsimore Drini Gjeçi telefonon shteasin Reshat Elezi dhe i komunikon atë që ka biseduar me deputetin Ndreu. Lexoni bisedën e plotë në të dy përgjimet.

Përgjimet e reja të BILD provojnë:

Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes!
Drini Gjeçi: Mirëmëngjesi
Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam! Si je?
Drini Gjeçi: Po Pjerin, si ia kalove?
Pjerin Ndreu: A je mire si ke qenë?
Drini Gjeçi: Mirë jam, mirë!
Pjerin Ndreu: Bëj një telefon këtij Reshat Elezit, këti drejtorit të Reçit.
Drini Gjeçi: Reshatit?
Pjerin Ndreu: Po drejtorit të shkollës, i thuaj ta deklarojë votën hapur se ato sms-të që i çon poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndëshme. Deklaroje votën hapur atje që e ke për PS-në ndryshe ditën e hënë tregoja ku fluturon.
Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?
Pjerin Ndreu: PO
Drini Gjeçi: Ok po flas unë tashi me të.
Pjerin Ndreu: Tregoi se ku fluturon të hënë. Të deklarojë votën për PS-në aty. Se po nuk votoi hapur për PS-në të gjejë vend e të futet.
Drini Gjeçi: Ok pa merak se e rregullojë unë këtë punë.

DËGJO KËTU AUDION

Përgjimi i dytë mes Drini Gjeçit dhe drejtorit të shkollës Reshat Elezaj:

Drejtori i shkollës: Alo, mgjes drejtor.
Drini Gjeci: Mjes, si kalove, a je mirë, ku je?
Drejtori i Shkollës: Jam këtu, në radhë tek qendra e votimit, poshtë
Drini Gjeci: I ke marrë gjithë ato të familjes?
Drejtori i Shkollës: Të shpisë?Jo ata nuk janë t’u ardh me votu tani, ma vonë. Do shkoj t’i marr më vonë, tani jam në radhë vetë
Drini Gjeci: Dëgjo, në ça qendre voton ti?
Drejtori i Shkollës: Këtu në Zallreç.
Drini Gjeci: Zallreç? Dëgjo, se kam informacione jo të mira andej. Sot vota jote dhe e familjes dy do deklarohet haptas. Nuk ke deklaruar votë haptas sot bashkë me familjen…(nuk dëgjohet audio)
Drejtori i shkollës: Drejtor, mos e vrit mendjen për atë punë fare. Për inat, më dëgjon…fjala, janë llafe njerëzish, mos e vrit mendjen për atë punë fare, janë llafe njerëzish
Drini Gjeci: Ore, do deklarohet haptas, haptas! Kur them haptas, haptas.
Drejtori i shkollës: Po mo e vrit mendjen fare. Pa merak, pa merak.
Drini Gjeci: Bëje haptas me gjithë familjen.
Drejtori i shkollës: Pa merak, pa merak, pa merak. Në rregull

Ish-deputeti socialist Pjerin Ndreu ka reaguar pas daljes së emrit të tij në një nga përgjimet e publikuara nga Bild. Ndreu dëgjohet duke biseduar me Drejtorin e Drejtorisë Arismore në Dibër Drini Gjeçi, ku i kërkon vota për Partinë Socialiste. Në të kundërt, me ton kërcënues i tregon atij se do të largohet nga puna. Ndreu në reagimine  tij i ka cilësuar këto përgjime jo prova dhe një komuinikim normla mes tij dhe një socialisti.

“Përgjimet jane indicje por jo prova. Megjithatë meqë është përmend emri im, jam i detyruar tu them se kominikimi im s`ka të bëjë me shit blerje, por me votat e një socialisti i cili normalisht duhet të votojë partinë e vet. Është kominikim normal me strukturat tona. As nuk është i PD as i LSI që të quhet presion. Nëse nuk lejohet tu kerkohet vota nga ne socialistëve, atëherë është tjetër gjë. Pergjimi është një flluskë sapuni se u nis si shitblerje dhe u katandis në telefonata pune normale me socialistët. Drejtorit të shkollës i lejohet ligjërisht të jetë pjesë e strukturave politike për ato që nuk e dinë këtë gjë dhe të votojë partinë ku aderon”, shkruan Ndreu.

Pjerin Ndreu jo më në rolin e deputetit

Deputeti Socialist Pjerrin Ndreu ka deklaruar se ai nuk do të jetë më në rolin e deputetit apo anëtarit të Komisionit të Sigurisë, pasi për të është përcaktuar një sfidë e re, ajo e drejtimit të Bashkisë Lezhë. Me një postim në Facebook, Nderu tha se 6 vitet e kaluara me punën në Komisionin e Sigurisë e ka bërë më të përgatitur për postin e ri për të garuar për kryetar bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Sot pas mbledhjes së fundit të Komisionit të Sigurisë në Kuvend, bëmë një foto të gjithë bashkë. U jam mirënjohës të gjithë kolegëve që kam punuar në atë komision që nga viti 2013, të pozitës dhe opozitës, për gjithë mbështetjen, mirëkuptimin, eksperiencën e ndërsjellët, dhe tejkalimin e ndonjë tensioni politik. Pas 6 viteve jetë aktive në atë komision, ndihem më i pjekur dhe më i përgatitur për të përballur sfidën e vështirë që më pret në Bashkinë e Lezhës. Faleminderit kolegë që më dhatë energji e forcë për të ecur para dhe për të konkurruar për të fituar!”- shkruan Ndreu

Publiée par Pjerin Ndreu sur Lundi 6 mai 2019
Skip to toolbar