Të arrestuarit e pesë grupeve kriminale janë paraqitur para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë, ku 21 prej tyre janë lënë në burg, ndërsa tre të tjerë në “arrest shtëpie”, pasi sipas trupit gjykues kanë shfaqur probleme shëndetësore, ndërkohë që një prej tyre është shoqëruar me ambulancë nga gjykata. Përgjimet ndaj tyre kanë zbërthyer gjithë mekanizmin e përdorur për trafikimin e drogës dhe klandestinëve, duke i nxjerrë zbuluar para togave të zeza. Gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë, gjykata ka bërë edhe ndarjen grupeve me secilin prej të arrestuarve, duke publikuar rastet për të cilat akuzohen ata.
Hetimet të shtrira në një periudhë 3-vjeçare (2016-2019) kanë zbuluar edhe skemën si funksionin këto grupe kriminale. Në Holandë sigurohej fara e kanabisit, më tej kalonte tranzit në Greqi, dhe me ardhjen në Shqipëri bëhej edhe përpunimi në laboratorë të posaçme për kultivimin e lëndëve narkotike. Më tej, droga trafikohej në Greqi, Turqi dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.
Hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Shtetit dhe autoritetet greke, u finalizua me operacionin e fundit policor “Limit” me përfshirjen e rreth 300 efektivëve në disa qytete të Shqipërisë, si Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë. Po ashtu, arrestime janë realizuar edhe në Greqi e në shtete të tjera.
5 grupet dhe anëtarët e tyre
Sipas hetimeve të prokurorisë, në grupin e parë janë përfshirë Olger Ballari (Koka e grupit), Aleksandër Pepi, Gjergj Çollaku dhe Hysni Sadiku. Sipas prokurorisë, këta persona kanë bashkëpunuar në trafikimin e një sasie prej 129.4 gramë kokainë, e cila është sekuestruar me datë 26 shkurt 2019 në Kapshticë.
Ndërsa në grupin e dytë janë Sokol Nesini (Koka e grupit), Aldo Nesimi, Bilbil Shqalshi, Rexhep Ipek, Eljon Jaho, Ismail Ruçi, Krusto Ruçi, Besjan Valca dhe Drini Valca. Ky grup ka bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe më datë 18 nëntor në Gjirokastër iu sekuestruan 30 kg e 400 gramë kanabis. Gjithashtu edhe në datën 13 maj 2019 në Pogradec iu sekuestruan 24 kg e 665 gramë kanabis. Gjithashtu, një prej anëtarëve të kësaj bande, specifikisht Eljon Jahi është ndihmuar nga Romeo Tare dhe Gjergji Muke për të mos u kapur nga policia.
Grupi i tretë përbëhej nga Enkelejdi Sadiku (Koka e grupit), Kristo Çobaj dhe Besjan Zeneli. Roli i anëtarëve të këtij grupi ishte të sillte fara kanabis nga Holanda në Shqipëri.
Ndërkohë, në grupin e katërt ishin Edmir Ballia (Koka e grupit), Eduart Hoxha, Arbër Brahimi, Fejzo Dana, Vangjel Brahimi dhe Agron Manka. Nga prokuroria mësohet se kjo bandë merrej me kultivimin e farave të kanabis, ku më 18 korrik 2019 iu sekuestruan 300 bimë narkotike të kultivuara.
Ndërsa grupi i pestë dhe i fundit përbëhej nga Ertin Haxhalli, Eugen Meka dhe Kastriot Hoxha. Këta persona akuzohen për veprën penale “ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” ku me datë 8 shtator 2019 janë arrestuar në flagrancë duke transportuar 8 sirianë nga Kapshtica drejt Tiranës.
Në “arrest me burg” u lanë:
Sokol Nesimi, 40 vjeç, banues në Tiranë
Bilbil Shqalshi, 46 vjeç, banues në Mirditë
Aleksander Pepi alias bani 38 vjeç, banues në Korçë
Enkelejdi Sadik, 35 vjeç, banues në Korçë
Kristo Çobaj, 34 vjeç, banues në Korçë;
Gjergji Çollaku (Gjergji Çobaj), 63 vjeç, banues në Korçë
Gjergji Muke, 32 vjeç banues në Korçë
Romeo Taremi, 32 vjeç, banues në Ersekë
Ertin Hoxhalli, 33 vjeç, banues në Korçë
E. M., 26 vjeç, banues në Korcë;
Festim Çorvaxhi alias Bajraktari, 35 vjeç, banues në Pogradec;
Edmir Ballia, 42 vjeç, banues në Tepelenë
Eduart Hoxha, 34 vjeç, banues në Fier
Arber Brahimi, 25 vjeç, banues në Tepelenë
Valgjel Brahimi, 33 vjeç, banues në Tepelenë
Besjan Valca, 33 vjeç, banues në Sarandë
Andrea Caca, 50 vjeç, banues në Durrës
Emiliano Kalemi, 37 vjeç, banues në Durrës
Eljon Jaho, 38 vjeç, banues në Ersekë dhe
Besjan Zeneli, 27 vjeç, banues në Ersekë
Hysni Sadiku, 65 vjeç, banues në Korçë
Në “Arrest shtëpie” u lanë:
Bektash Zeneli, 55 vjeç, banues në Ersekë;
Fejzo Dana, 56 vjeç, banues në Tepelenë
Agron Manka, 35 vjeç, banues në Këlcyrë
Në kërkim janë:
Olger Bamllari
Aldo Nesimi
Besjan Balca
Drini Balca
Kristo Ruçi
Rexhep Ipek (shtetas turk banues në Durrës)
Gjergj Çollaku