Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën përjashtoi se 10 ditë deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Socialistët kishin kërkuar masë disiplinore për 5 deputetë të djathtë: Gazment Bardhin, Luan Baçin, Flamur Nokën, Edi Palokën dhe Ervin Salianjin, pas tensioneve që përfshinë të enjten e shkuar Kuvendin.
Megjithatë Sekretariati vendosi që në fund të përjashtonte vetëm Nokën. Ky i fundit bllokoi foltoren, u mbylli mikrofonin kolegëve, e u përplas edhe me kryeparlamentaren Nikolla.