Një përleshje me thika ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në kampin e refugjatëve në Moria të Greqisë, ku ka mbetur i vdekur një i mitur nga Afganistani.
Policia e Lesvos në Moria ka arrestuar emigrantin 15-vjeçar nga Afganistani që sulmoi me thikë bashkatdhetarin e tij, i cili ndërroi jetë dhe plagosi dy të tjerë.
Shkaqet e sulmit mbeten të paqarta. Në njësinë e pritjes në kampin e Morias ka mbi 600 të mitur, ndërsa infrastruktura është e përshtatshme për vetëm 160 persona.