Përplas për vdekje 32-vjeçarin me biçikletë, kapet pas disa orësh

AKTUALITET


Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Rrotull në Durrës. Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit tip Peugot, E.C., 28 vjeç, banues në Durrës, i cili ka përplasur biçikletën me të cilën udhëtonte viktima  R.Ç., 32 vjeç.

Policia e qytetit bregdetar tha se 28-vjeçari nuk akuzohet vetëm për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e drejtuesit të biçikletës, por edhe për largim nga vendi i aksidentit. Sipas policisë, mbrëmjen e datës 17.09.2019 në Rrotull, Durrës, duke drejtuar mjetin tip Peugot, ai ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin R.Ç., 32 vjeç, i cili drejtonte një biçikletë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.



Skip to toolbar