Sherri në lokal në Bulqizë, plagoset me pistoletë 41-vjeçari

AKTUALITET


Qarku i Dibrës është tronditur për herë të dytë brenda 24 orëve nga ngjarjet e rënda kriminale. Një 41-vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në një lokal në qytetin e Bulqizës, ndërsa 24 orë më herët, një djalë i ri mbeti i vrarë me thikë po pas një sherri në një lokal në Peshkopi.

Sipas të dhënave nga policia, plagosja e 41-vjeçarit ka ndodhur rreth orës 02:40 të së mërkurës, i dëmtuari me inicialet V. A. është qëlluar me armë zjarri nga një 31-vjeçar, për motive ende të paqarta.


31-vjeçari I. D., person me precedent kriminal është shpallur në kërkim nga policia gjithashtu edhe shoku i tij, D. S., 24 vjeç. Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit, ndërsa i palgosuri ndodhet në spital.

24 orë më herët, përplasja në një lokal mes dy grupeve të rinjsh ka përfunduar me bilanc tragjik, ku një 29-vjeçar është vrarë me thikë, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë, ndërkohë që policia ka vënë në pranga protagonistët nga të dy kampet e konfliktit. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Sllatinë të Dibrës në orët e para të së martës, ku katër të rinjtë e përfshirë në konflikt, nga dy vëllezër secila palë, mësohet se kanë qenë duke konsumuar alkool deri në çastet para konfliktit, efekti i të cilit mendohet se ka nxehur gjakrat mes tyre.




Skip to toolbar