Përplasen dy automjete në Rreshen, një i lënduar

AKTUALITET


Një aksident ka ndodhur në hyrje të Rreshenit, pranë një pike karburanti.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa një nga makinat më pas ka devijuar nga korsia e rrugës dhe është përplasur me mjetin tjetër.

Një nga drejtuesit nga mbetur i plagosur lehtë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al/



Skip to toolbar