Përplaset me motor, furgoni bie në kanal

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Fier-Shegan, në vendin e quajtur ‘pushimi i shoferit’, ku një furgon është përplasur me një motoçikletë dhe nga përplasja e fortë dhe për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme, furgoni ka devijuar dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur drejtues i furgonit, 63-vjeçari Bujar Maçi, si dhe drejtuesi i motoçikletës, Roland Liko. Ata janë dërguar në Spitalin e Lushnjës, ky të dy kanë pasur fraktura të shumtë, ndërsa mësohet se gjendja e drejtuesit të motoçikletës është më e rëndë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit, ndërsa dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë.



Skip to toolbar