Një 35-vjeçare me inicialet P.A, humbi jetën tragjikisht pasditen e të shtunës, pasi u përplas nga një mjet në “Bulevardin Blu” në Kamëz.
Sipas informacionit zyrtar të Policisë, mësohet se 35-vjeçarja ishte duke ecur në këmbë, kur një mjet e përplasi për vdekje.
Makina që aksidentoi të renë drejtohej nga një femër me inicialet B.D. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në polici pas aksidentit.
Ndërkohë, në vendin e gjarjes shkoi grupi hetimor dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.