“Përplasja e Athinës ishte e fortë”, Zheji: Na dha mbështetje Uashingtoni dhe Brukseli, po të ishte Shqipëria e dikurshme…

Më të fundit


Analisti Artur Zheji deklaroi se nëse do të ishte Shqipëria e dikurshme, do të kishim bërë një kompromis të turpshëm me Greqinë për çështjen Beleri.

Në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, analisti u shpreh se rezistenca shqiptare ishte e fortë, mbështetur edhe nga Uashingtoni dhe Brukseli.

“Rezistencat shqiptare dhe lobimi shqiptar në SHBA kanë krijuar një balancë. Përplasja e Athinës ishte e fortë, goditëse dhe po të ishte Shqipëria e dikurshme, të kishte folur një nga Uashingtoni dhe tjetri nga Brukseli, do kishin bërë atë kompromisin të turpshëm që kemi bërë shumë herë. Në këtë rast, ne morëm forcë nga rezistenca dhe mbështetja që na dha Uashingtoni dhe Brukseli, madje ishte aktivë pro nesh sepse e njohin mirë se është i vetmi vend në Evropë që nuk njeh asnjë pakicë. Derisa nuk i njeh minoritetet, Greqia nuk bën asgjë, asnjë shkollë shqipe. E kanë toleruar se është anëtare ballkanike e BE.“, u shpreh Zheji.

Ndërsa analisti Mentor Minxhozi shtoi: “Paranoja greke e Berishës pas Peshkëpisë është një nga ngjarjet e njohura politike të dekadës së parë, kthesa me 180 gradë që mori pas përplasjes së fortë që shkaktoi ky incident, erdhi në zgjedhjet e vitit ’96 me këtë paranojë që e ktheu në një metodë në sistem mendimi që me palën greke duhet të kishte marrëdhënie të mira përndryshe rrezikoje pushtetin pasi ishin të fuqishëm. Ndërkohë, kaluan paralelisht u maturua Shqipëria dhe u relativizua edhe influenca greke që ka qenë e fortë dhe e ashpër në dekadën e parë, që Peshkëpia e tregoi. Sjellja e Berishës përballë grekëve ka qenë sjellje me dy faqe, në një anë të ashpër që i çoj gjërat në ekstrem me ju, dhe ana e butë, e cila kulmoi me marrëveshjen detare, që është pika më e ulët e marrëdhënieve mes dy vendeve ku sponsor ishin dy qeveritë, që pati atë pasojë potenciale por pati një digë të fundit që ishte gjykata kushtetuese”, shtoi Minxhozi./abcnews.al



Skip to toolbar