“Të rinjtë nuk i hyjnë shtegut të vështirë për të krijuar një identitet të ri për partinë”, Minxhozi: Ja kush i bëri rregullat që Jozefina i quan “alla Lulzim Basha”

Më të fundit


“Une nuk kam ndryshuar asnjë gjë. Une personalisht. Nuk kam ndryshuar asgjë nga ajo që kam thënë për Lulzim Bashën dhe përsëris të njëjtën gjë për çdo model të Lulzim Bashës”, deklaroi Jozefina Topalli këtë të martë.

Nisur nga kjo deklaratë, analisti Skënder Minxhozi tha në emisionin “Real Story” se këto rregulla që Topalli i quan “alla Lulzim Basha”, i bëri Sali Berisha, i cili drejton partinë prej 30 vitesh.

Sipas analistit, të rinjtë nuk i hyjnë shtegut të vështirë të krijuar një identitet të ri për partinë, por zgjedhin të vënë firmën dhe të jenë komod.

“Problemi jonë që u bën vite që e kemi parë tashmë, është që ajo sallë nuk di të respektojë rregullat. Rregullat e bëra në moment që Jozefina i quante ‘alla Lulzim Basha’ kthehen në metodë të përjetshme punë. Edhe nëse nuk është Lulzim Basha dhe ajo që Jozefina lë pa thënë është që kush i bëri këto rregulla kësaj radhe, sepse i ka bërë zotëria që drejton partinë prej 30 vitesh dhe në këtë pikë nuk është faji i askujt prej të rinjve që kanë hyrë në atë parti, sepse e kanë gjetur atë parti ashtu, ajo parti ashtu ka qenë me Bashën, me Berishën, me të gjithë.

Kur ka votuar ndonjëherë ajo parti?

Ka përzënë vetëm njerëz. Përse këta njerëz nuk i hyjnë shtegut të vështirë të krijimit të një identiteti të ri për partinë dhe ndryshimit të lidershipit, por shtegut komod të vënies së një firme dhe futjes në kuadrat, ky është problemi madh”, u shpreh Minxhozi./abcnews.al



Skip to toolbar