Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi i ftuar në “Real Story” në ABC News foli për mungesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Samitin që u mbajt në Tiranë.
Xhaferi tha se që prej shpallës së pavarësisë, Kosova ka fituar të drejtën e karriges të jetë prezentë dhe të prezantojë interesat e popullit të popullit të Kosovës.
Më tej ai tha se kryeministri i Kosovës duhet të sqarojë para organeve të veta shtetërore dhe popullit të vet për mungesën e tij në Samitin në Tiranë.
Pyetje: Sot në ditën e dytë të Samiti, p.sh. dje znj. Osmani që e përfaqësoi në mënyrë të shkëlqyer dhe provokimet që iu bënë pse Kosova do e mbështesë Kosovës, dhe ishte shumë e artikuluar në këtë, por sot mendoj unë ishte e trishtë fakti që mungoi kryeministri i Kosovës.
Xhaferi: Fizikisht mungoi, u paraqit me audio para forumit arsyet shumë nuk i kam të njohura pse. Por sidoqoftë pati mundësinë të japë një këndvështrim të asaj si e sheh samitin dhe atë çka ishte temë. Deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës mund të them që ne si institucione që kemi qenë përfaqësues në forumet ndërkombëtare kemi bërë avokaturën e asaj çka është nevoja për të qenë drejtpërdrejtë e përfaqësuar vetë Republika e Kosovës ndaj nga pavarësia e këtej në disa forume rajonale ka fituar të drejtën e karriges të jetë prezentë dhe të prezantojë interesat e popullit të popullit të Kosovës, shtetit të saj dhe në atë kontekst mund të thuhet presidentja që ishte fizikisht dhe drejtpërdrejt ta thotë atë çka është qëndrimi i Republikës së Kosovës siç ishte dhe qëndrimi në Lodër në samitin e Bankës Europiane për zhvillim dhe Ballkanin perëndimor ku kryeministri kishte mundësinë që drejtpërdrejtë të bëjë reagimin e kryeministres serbe d.m.th. efekti është ndryshe duke qenë prezent se sa porositë që shkojnë përmes mediave. Ndaj është çështje që e ka vetë kryeministri i Kosovës ta sqarojë para organeve të veta shtetërore dhe popullit të vet atje, ne të tjerët mund të shohim ashtu si e vlerësojmë.