Përurohet shkolla “Asim Vokshi”, ambasadori i BE: Investimi në arsim rrit kapitalin njerëzor të kualifikuar

AKTUALITET


Shkolla e mesme e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” do të hapë dyert për të pritur nxënësit pas rindërtimit të saj, pjesë e projektit “BE për Shkollat”. Në ceremoninë e përurimit të saj ishte edhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato, i cili theksoi se Shqipëria ka një potencial mjaft të madh dhe se ky potencial duhet orientuar në mënyrën e duhur përmes punësimit dhe investimeve që të shohin të ardhmen në vend.

Gonzato tha se investimi në arsim nuk shërben vetëm për modernizimin e sistemit, por edhe formimin enjë kapitali njerëzor të kualifikuar për të ardhmen.

“BE për Shkollat” është një nga programet që jam më shumë krenar se çdo program tjerët. BE vendosi të rindërtonte shkollat në shenjë solidariteti në radhë të parë. Kjo kaloi përtej kësaj gjëje pasi ideja nuk ishte vetëm për të rindërtuar shkollat, por për të kontribuar në një sistem arsimi modern. Fati i Shqipërisë do të jetë në BE dhe ideja është që duhet të kontribuojmë në një sistem ku të kemi një kapital njerëzor të aftë për të ardhmen. Ne nuk investojmë vetëm në infrastrukturë, por edhe në rritjen e kapitalit njerëzor të kualifikuar dhe të gjithë të kenë mundësi të arsimohen, edhe fëmijët që nuk shohin dhe dëgjojnë. Pas arsimit duhen edhe vendet e punës. Për të punësuar të rinjtë BE ka një skemë në vendet e saj, ku të rinjtë punësohen për të marrë eksperiencën e duhur. Në Shqipëri e kemi nisur këtë nisëm në disa zona pilote. Potenciali juaj është i madh dhe ne na duhet të japim mundësinë që ju ta shihni të ardhmen tuaj në vendin tuaj dhe të mos largoheni.  Ne do të qëndrojmë krah jush dhe siç themi “Europa është këtu””, tha Gonzato.

Shkolla e Mesme e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” në Tiranë është rikonstruktuar tërësisht, duke ofruar mjedise me standardet më të mira për nxënësit dhe mësuesit. Shkolla “Asim Vokshi” do të pres 750 nxënës me kapacitetet e saj të reja të zgjeruara dhe hapësira moderne.



Skip to toolbar